MUHAMET (SADIK) MAKSUTI

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

MUHAMET (SADIK) MAKSUTI

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 00:32
MUHAMET (SADIK) MAKSUTI

Baba , është e vështirë të gjejmë fjalë për të shprehur mallin , dhembjen dhe mungesën tënde , me të cilën po jetojmë .

Vdekja shuan jetën por koha nuk e shuan mallin për Ty Baba, por e shton çdo ditë e më shumë ..

Jemi krenarë që të patëm !

E përkujtojmë me mall: Bashkëshortja Zadja , djali Gazmendi , nusja Arlinda dhe mbesat Diellona dhe Elita.

Vdekja të ndau nga jeta , por jo edhe nga zemrat tona .

Do të mbetesh gjithmonë pjesë e jetës sonë i dashuri Baba.

E kujtojmë me mall: Djali Sadiki , nusja Leyla,nipat Iliri, Leonisi, Liriani dhe mbesa Elina.

Mirësia , modestia dhe mirësjellja  jote do të bëjnë që të jesh i çmuar ,i respektuar dhe i paharruar për ne ,

dhe për të gjithë që të njohën ! 

Jemi krenarë për Ty dhe kujtimi për Ty do të jetë gjithmonë i freskët në zemrat dhe mendjen tonë !

Të kujtojmë me mall: Djali Mensuri , nusja Fortesa  dhe nipi Oltiani.

Babi , qenka vështirë të shkruhet , e rëndë të mendohet e aq më e rëndë të besohet ,

se që 15 vite nuk je në mesin tonë . Ne mbetëm të pikëlluar dhe akoma mungesa jote është shumë e madhe.

Shpirti yt do të qëndroj gjithmonë me ne.

Të përkujtojmë me mall: Vajza Sanija me bashkëshortin Lendritin,nipi Ali dhe mbesat Alejna dhe Armora.

S'ka fjalë as lot , as vaj që e shuan mallin për Ty Baba !

Na mungon prezenca, fjala dhe hijeshia e personalitet tënd .

Bujaria,puna e virtytet tua pozitive do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.

E tani asgjë më shumë nuk do të donim , vetëm të dëgjonim nga Ti fjalën : Shihemi prapë nesër " .

E përkujtojmë me mall: Vajza Mirjeta , me bashkëshortin Frashërin,mbesën Andrra dhe nipi Bamiri.

Me mall,respekt e dashuri e përkujtojnë  Familja MAKSUTI nga Gjakova,Zvicra dhe mbarë diaspora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat