Ramë (Sali) Duraku

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Ramë (Sali) Duraku

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 00:34
Ramë (Sali) Duraku

Errësirë në zemër, nuk gjen më dot lumturi, lumturia ime u shkëput nga zemra, jeta ime pa Ty Babi nuk ka kuptim,ishe gjaku më i mirë i trupit tim... Unë jam duke jetuar në këtë botë të rrejshme,e ti je duke ecur në çdo moment me mua,me nënën,motrat dhe me fëmijët e mi. Në ëndërr që 5 vite nuk të kam parë lus ZOTIN të shfaqesh në ëndërr të tregoj shumë gjëra për vitet që nuk  je me ne...

Që dëshirat e tua të shumta që i ke pas janë realizuar, tu ka mbush shtëpia me nipa e mbesa,sugarica jote Merita pret djal...

dëshira jote me e madhe që kishe për Gëzimin ta merrje afër vetes në gurbet është plotësuar dhe është pranë vajzave tua Babi HEROI im.

Është përsëri kjo kohë e veçantë e vitit ..dita kur shkove nga kjo jetë, gjithçka bëhet e turbullt dhe kujtimet vijnë e përmbytin mendjen time.

Fytyrës i jap një pamje te guximshme dhe kokën e mbaj lart,ashtu siç Ti më ke mësuar,kjo është një maskë ndërsa brenda zemra më dhemb dhe diçka ndjej që më ngushton thellë në trup!

Image

Ti ike shpejt por për 14 muaj dhe Bacën e more me vete se e deshe me shpirt,se kishe dëshirë te rrije vetëm me të por gurbeti të ndau prej familjes,shoqërisë,motrave, dhe gjithë miqve,

tani jeni bashkë që të dy afër Zotit. Ah sa shumë na mungon Babi dhe Bacën....

Kur nisesha për në Kosovë babi më përcillte por kur mbërrisha ishe babi im i dytë që më prisje te dera, lumturia ime ishte e dyfishtë,kur të shihja Ty vëlla, Babi im i vërtet Bacën.

Nuk mund të jetë e mjaftueshme për të përshkruar dashurinë që kam për ju të dy,isha me dy krah, tani nuk e kam më asnjë.

Zoti i do njerëzit e mirë afër vetes,e sakrifikove jetën për ne duke mbjellë dinjitet njerëzor,dashuri,respekt dhe mbi të gjitha duke na dhënë forcë që ne ta vazhdojmë jetën përpara.

Dhe ju kalimtarë që kaloni nga një Elham t‘ia këndoni...!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ju !

Me shumë mall:

 Bija jote Elhamja !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat