Riza (Hashim) Ibrahimi

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Riza (Hashim) Ibrahimi

Më: 6 janar 2019 Në ora: 00:05
Riza (Hashim) Ibrahimi

U bënë 2 vite nga vdekja e bashkëshortit, babait dhe gjyshit tonë të dashur!

S'ka fjalë, lot, as vaj që e shuajnë mallin për Ty, Babë!

Na mungon shumë prezenca, fjala, këshilla, ngrohtësia dhe çdo gjë e jotja.

I dashur Babë, qenka shumë e vështirë të gjejmë fjalët për të shprehur mallin, dhembjen, mungesën tënde, me të cilën po jetojmë, familja Ibrahimi. Qenka e vështirë të shkruhet, e të mendohet, e më e rëndë të besohet, se ju nuk jeni më në mesin tonë. Zemrat tona janë të pikëlluara, e mungesa jote është e madhe për të gjithë ne.

Thonë se koha shëron plagët, por koha nuk e shuan, e as që do ta shuaj asnjëherë mallin për ty babë. Në të kundërtën, tani po bindemi se po shtohen çdo ditë e më shumë.

Urtësia, korrektësia, bujaria, kultura, modestia, mirësjellja e shumë virtyte që i poseduat do të bëjnë të jesh i çmuar, i respektuar dhe i paharruar për ne si familje, dhe për të gjithë ata që të njohën!

Çdo ditë me krenari dëgjojmë fjalë e vepra për ju nga miqtë tu, kuptojmë për kontributet dhe veprat e mëdha që ju keni bërë për vendin dhe shoqërinë tonë. Krenaria që patëm një prind si ju, na bënë më të lehtë të pranojmë humbjen tënde.

Kujtimi për ty do të jetë gjithmonë i freskët në zemrat dhe mendjen tonë !

Vdekja të ndau nga jeta, por jo nga zemrat tona, aty do mbetesh gjithmonë pjesë e zemrës dhe jetës sonë!

Jemi krenarë që të patëm!

E përkujtojmë me mall: Bashkëshortja: Hatixhja, Vajzat: Teuta dhe Violeta, Djemtë: Luani, Shpendi, Herkuli dhe Hashimi, Nipat, mbesat dhe gjithë familja Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat