Dr. Nue (Nikollë) Gegaj - Bota Sot
Dr. Nue (Nikollë) Gegaj

Perkujtime

E hënë, 21 janar 2019

Dr. Nue (Nikollë) Gegaj

Më: 7 janar 2019 Në ora: 00:07
Dr. Nue (Nikollë) Gegaj

Me 7 Janar bëhen 10 vite pa Babanë, Vëllanë, Bashkëshortin dhe kunatin tonë të dashur... dita më e kobshme për ne, që i plagosi zemrat përjetësisht.

Mjegulla dimërore mblidhet lëmsh, në maje të bjeshkës fryen një puhizë dhe e zhdaravitë krepave e rudinave, sikur malli për Ty që troket në telat e shpirtit e kujtimi damarëve të zemrës për të mos harruar kurrë o babë i dashur!

Sa pahetueshëm po zbresin vitet, unë nuk i numëroj ato sepse loti në qerpikë nuk ngrinë kurrë, e mall i egër sa vjen e shtohet! Nga motët që i kaluam së bashku, ruaj në kujtesë virtytet tua njerëzore, buzëqeshjen e ëmbel, fjalët e peshuara burrërore që janë fanar në rrugëtimin e jetës.

Sot po i  shkruaj këto fjalë në heshtje si shenjë respekti, sepse me  kujtimet për Ty zgjohem agimeve e errëm mbrëmjeve se ato nuk i zbeh as stina as moti. E neve na mbeten tregimet për Ty, ëndrrat e zbehta që ti herë pas herë i viziton, por edhe shpresa që të takohemi një ditë atje lart nga ku na vëzhgon në heshtje. Ti nuk shuhesh kurrë, je ngritur në qiell ku e kanë selinë engjujt dhe atje ke strehën tënde të përjetshme.

Njerëzit e mëdhenj si ti babi nuk lenë pluhur pas vete, por gjurmë të pashlyeshme. Të duam deri në përjetësi o engjull i bukur!

I lehtë të qoftë dheu i amshimit në shtresat e gjirit të tokës së përjetësisë!

Me lotë në sy e mall të pashuar të përkujtojnë më të dashurit e tu: Bashkëshortja Martja, fëmijët Arta, Kristina, Anita, Arbri dhe Ariani, vëllezërit Pjetri dhe Nika, motra Pashkja, kunatat Prena e Antoneta si dhe mbarë familja Gegaj nga Shpenadia e Zvicra.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test