Teuta (Dervish) Mazrekaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Teuta (Dervish) Mazrekaj

Më: 17 janar 2019 Në ora: 00:05
Teuta (Dervish) Mazrekaj

Si të shkruajmë për ty sot?.. Si të shkruajmë që ti nuk je më? Ti nuk na flet më! Motra jonë... As Fjalët as Lotët nuk e shprehin dot boshllëkun e krijuar në zemër. Ah po i vështirë qenka ngushëllimi për ty!..

Thonë Zoti i përzgjedh njerëzit, i merr pranë vetes në moshën e rinisë, i merr në parajsën e tij që të mbesin në Botën e amshimit përgjithmonë të rinj.

Motra jonë e dashur ndaj kësaj Bote ti e ke kryer obligimin tënd me faqe të bardhë. Sot je rehatuar, nuk ka gjë më që të mundon, nuk ka Trup që dhembje të krijon. Shpirti yt sot është i lumtur e i lirë fluturon. Shkove në gjirin e Prindërve tonë që në moshën e re na kanë lanë.

Ne Sot jetojmë me shpresën se një ditë do të bashkohemi prapë, të jemi përgjithmonë të pandashëm në amshim.

Motra jonë të kujtojmë e thellë ne zemër të mbajmë. Deri në amshim ruajmë kujtimin për ty e dashura jonë Teuta.

Nga Familja jote Mazrekaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat