Shpresa Kastrati-Fetahaj - Bota Sot
Shpresa Kastrati-Fetahaj

Perkujtime

E martë, 15 tetor 2019

Shpresa Kastrati-Fetahaj

Më: 17 janar 2019 Në ora: 00:08
Shpresa Kastrati-Fetahaj

Thonë se koha shëron plagët, por nuk qenka e vërtetë. Në fakt, ajo i thellon ato, i bën më të mëdha, më të lëndueshme, më të trishtueshme. Koha nuk të jep ndjesinë e harresës, ajo ta përkujton çdo ditë e më shumë dhimbjen që ke brenda vetes. 

Sot, plot 5 vite qëkur ti ike nga kjo botë, dhimbja për ty vazhdon të rritet, sepse çdo moment që kalon na mungon prezenca jote. Na mungon gjithçka e jotja, por më së shumti ajo buzëqeshje që na mbushte plotë jetë. 

Dikur jetonim me ty Shpresa e tani jetojmë me kujtimet e tua dhe shpresën që do të bashkohemi prapë në botën e engjëjve, sepse vetëm aty e ke vendin ti e dashur.

Të përkujtojnë përherë me shumë mall dhe dashuri: 

Babai Bajrami, Nëna Sania, vogëlushja jote Anea, tashmë nxënëse e klasës së parë, motrat Qëndresa, Shkëlqesa, Bleona, Elona, vëllai Ylli si dhe dy mbesat që nuk arrite t'i njoftosh kurrë në këtë botë Siara dhe Shpresa e cila mbanë emrin më të bukur, emrin tënd "SHPRESA".

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test