Dr. Xhevat (Sylë) Gashi

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Dr. Xhevat (Sylë) Gashi

Më: 20 janar 2019 Në ora: 00:05
Xhevat (Sylë) Gashi

Sot më 20 Janar mbushen 20 vite nga dita kur jeta jote u shkëput në mes, vëlla i dashur.

Ti e flijove atë në luftën për heqjen e zhangojve të skllavërisë dhe në shërimin e plagëve të robërisë.

Emri yt u skalit me gjakun e trimërisë në faqen fisnike të historisë së popullit tonë.

Ne e kemi ende të freskët kujtimin, veprën tënde humanitare dhe patriotike, harmoninë dhe dashurinë familjare, të cilat Ti i pate virtyte aq të shtrenjta në profesionin e përditshëm në familje e në shoqëri pranë pacientit dhe kolegut.

Vëlla i nderuar mungesa jote  ndjellë  një mall kaq të madh tek ne, malli që zor e përshkruan edhe fjala më e skalitur në botë.

Por, ne jemi krenarë për atë që Ti le pas, me Emrin e Humanistit e Mjekut të popullit, që u sakrifikuan për Atdheun e tij të lirë, për emrin e mjekut shembullorë dhe të respektuar

të ish kolegëve të tu, emrin e babait të mrekullueshëm, emrin e vëllait, axhës dhe kunatit shumë të nderuar dhe respektuar.

Ti je sot pranë nesh si çdo ditë dhe do të mbetesh gjithmonë në zemër  dhe kujtim.

Veprën tënde do ta qojnë sot përpara fëmijët, nipat dhe mbesat  e tua dhe gjithë Kosovës, nënës sonë të dashur.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me mall dhe pikëllim të përhershëm: Vëllai Xhaviti, me bashkëshorten Gjylshahen, vajzën Albinën, djemtë Luanin me Fortesën, fëmijët Luesa dhe Ledri, Hasani me Ilirianën dhe fëmijët  Diarën dhe Klejën , nga Leverkuseni i Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat