Fisnik Hajdari Niki dhe Iljaz Hajdari

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Fisnik Hajdari Niki dhe Iljaz Hajdari

Më: 21 janar 2019 Në ora: 00:07
Fisnik Hajdari Niki dhe Iljaz Hajdari

Edhe sot, pas kaq vitesh, është shumë e rëndë që të shkruajmë përkujtimin për Ty, Babë e Vëlla i dashur. Bile shumë më vështirë sepse, sa vite që po kalojnë, aq më shumë e ndjejmë mungesën e juve gjithandej dhe në çdo situatë! Në vend se të qeshim e të gëzohemi me Ju, ne po ndjejmë pikëllim e dhimbje që s`po ndalen kurrsesi! Mungesa e malli që kem për ju nuk përshkruhen, vitet ikin por dhimbja dhe malli që kem për Ju mbeten. Ti Babi ishe një njeri i nderuar me virtyte të larta njerëzore, me sjellje e vepra të mëdha. Ti Biri im ishe një djalë bujar, fisnik i dashur e i mirë. Edhe pse Ju nuk jeni fizikisht pran neve Ju jeni me neve në secilën frymëmarrje. Ne vazhdojmë jetën duke ju mbajtur engjëj të përjetshme në kujtimet tona. Kujtimet për Ju i ruajmë si gjënë më të shenjtë dhe më të vlefshme në jetën tonë. Na mungon dashuria dhe prania juve, keni lënë aq shumë kujtime të cilat s‘kemi për ti harruar kurrë. Nuk ka fjalë që përshkruan dhimbjen e pikëllimin që e ndjejmë, sepse ajo që ndjehet në zemër nuk thuhet me fjalë. Kujtimi, nderimi, e krenaria janë të përhershme për Ju. 
Ju do jetoni aq sa ne do kem jetë, Ju do shoqëroni dhe ndriçoni çdo ditë të jetës tonë.

Sikur çdo ditë edhe sot, ju përkujtojnë me mall dhe dashuri të pafund e përkushtim: bashkëshortja/nëna Fatimja, vajza/motra Albiona me bashkëshortin Aliun mbesën Liyana Amara dhe nipin Louie Ari, djali/vëllau Armendi me bashkëshorten Valentinën nipin Niki dhe nipin Noel, djali/vëllau Arditi me bashkëshorten Artën si dhe familja Hajdari nga Gjilani dhe Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat