Flamur Mustafa

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Flamur Mustafa

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 00:09
Flamur Mustafa

Një muaj pa më të dashurin tonë Bashkëshortin dhe Babin

Kaloi një muaj pa Ty i dashur dhe neve na duket sa një jetë e tërë, i ftohti i janarit na i ngriu zemrat, dëshirat dhe ëndrrat tua u ndërprenë mbetën në gjysmë...Nuk ka fjalë që e përshkruan mungesën tënde, çdo moment që kalon na mungon prezenca dhe ngrohtësia jote që na mbushte plot jetë. Në ditën që ike lart në sytë e mijë dhe të fëmijëve tonë ti u bëre lot... sepse ti ike larg, aq larg sa që sado ti zgjasim krahët nuk mund të përqafojmë dot dhe sado të mundohemi nuk mund ta quajmë këtë vend shtëpi pa ty, çdo gjë na duket e errët dhe e zezë, mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, derisa Zoti të na bashkoj në përjetësi Dashuria kujtimi dhe Malli do të jenë pjesë e jetës tonë... ishe je dhe do të mbetesh i pa harruar në mendjen dhe në zemrat tona.        

Të duam pafundësisht: Bashkëshortja Fatmire dhe fëmijët Fabiola, Florand, Floresa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat