Dile Nikaj-Berisha

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Dile Nikaj-Berisha

Më: 4 mars 2019 Në ora: 00:10
Dile Nikaj-Berisha

Thonë se koha shëron plagët, por nuk qenka e vërtetë. Sot, plot 2 vite që kur Ti ike nga kjo botë, dhimbja për ty vazhdon të rritet, sepse çdo moment që kalon na mungon prezenca jote. na mungon gjithçka e jotja, por më së shumti ajo buzëqeshja që na mbushte plotë jetë. S’ka fjalë, lot, as vaj që e shuajnë mallin për ty bashkëshorte, nënë, gjyshe, kunat, vjehërr Dile. Na mungon shumë prezenca, fjala, këshilla, ngrohtësia dhe çdo gjë e jotja.

E dashura bashkëshorte, nënë, gjyshe, kunat qenka shumë e vështir të gjejmë fjalët për të shprehur mallin, dhimbjen, mungesën tënde me të cilën po e jetojmë. Vdekja të ndau nga kjo jetë e rrejshme, por jo nga zemrat tona. Ishe dhe do të mbetesh krenaria jonë. Të përshkruash me fjalë përkujtimin ndaj teje si bashkëshorte si nënë është shumë e vështirë, sepse Ti i kishe të gjitha me vete si personalitet. nuk qenka e lehtë te gjejmë fjalë për të shkruar sepse çdo shkronjë është e mbështjell me lot.

Ja që edhe hyjneshave tokësor po ju dashka të kalojnë në amshim.

Por ti e jetove jetën asisoj për mos të vdesësh kurrë.

Të kujtojmë me mall të pashuar bashkëshorti Pali, fëmijët Blerta, Blertani, Floriani, Dardani, reja Valentina dhe mbesa vogël Letizia dhe mbar familja Nikaj nga Zvicrra, Neci dhe Gjakova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat