Anton (Zef) Morina

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Anton (Zef) Morina

Më: 23 mars 2019 Në ora: 00:29
Anton (Zef) Morina

U bënë 10 vite nga vdekja e djalit, bashkëshortit Dhe babit tonë të dashur!

S‘ka fjalë, lot, as vaj që e shuajnë mallin për Ty, Babë!

Na mungon shumë prezenca, fjala, këshilla, ngrohtësia dhe çdo gjë e jotja.  

I dashur Babë, qenka shumë e vështire të gjejmë fjalët për të shprehur mallin, dhembjen, mungesën tënde, me të cilën po jetojmë, familija Morina. Qenka e vështirë të shkruhet, e të mendohet, e më e rëndë të besohet, se ti nuk je ne mesin tonë. Zemrat  tona janë të pikëlluara, e mungesa jote është e madhe për të gjithë ne.

Thonë se koha shëron plagët, por koha nuk e shuan, e as që do ta shuaj asnjëherë mallin për ty Babë. Në të kundërtën, tani Po bindemi se po shtohen çdo ditë e më shumë. 

Urtësia, korrektësia, bujaria, kultura, mirësjellja të bënjnë të jesh i çmuar, i respektuar dhe i paharruar për ne si familija, dhe për të gjithë ata që të njohën! 

Çdo ditë me krenari dëgjojmë fjalë e vepra për ty nga miqtë tu. 
Krenaria që patëm një prind si ty, na bënë më të lehtë të pranojmë humbjen tënde. 

Kujtimi për ty do të jetë gjithmonë i plot ne Zemrat tonë!

Vdekja të ndau nga jeta, por jo nga zemrat tona, aty do mbetesh gjithmonë pjesë e zemrës dhe jetës sonë!

Jemi krenarë që të patëm, djal, burr dhe bab!!! 

E përkujtojmë me mall: Nana Prena Morina, Bashkeshortja Mrika Morina Djali Zef Morina  Dhe Vajza Mire Cetaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat