Qerim (Asllan) Dreshaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Qerim (Asllan) Dreshaj

Më: 23 mars 2019 Në ora: 00:46
Qerim Dreshaj

Më datën. 7. shkurt 2019, pranuam lajmin e hidhur, se papritur, në moshën 71 vjeçare. Ndërroi jetë shoku dhe miku ynë i dashur, aktivisti i dalluar për ςështje kombëtare z. Qerim Dreshaj.

Kufoma (arkivoli) i të ndjerit, me nderime të shumta dhe me lamtumiren e fundit të shoqëris dhe të të afërmve të tij, u përcoll nga Bundja e Gjermanisë, për tu prehur i qetë, në vendlindjen e tij shumë të dashur, në Rugovë të Pejës.

I ndjeri, lindi në fshatin Kuqishtë, nga një familje fshatare-bujare. Aty e kaloi fëmirin dhe kreu mësimet e para, për të vazhduar më pas në Gjermani.

Si shumë shqiptar, edhe të ndjerin Qerim, kushtet ekonomike-familjare e detyruan, qysh në moshë te re, me e marrë rrugen e gurbetit. Me këtë rast ai emigroi në Bünde të Gjermanisë (për afër 50 vjet).

I ndjeri Dreshaj, gjatë tërë qëndrimit në Gjermani, përveς punës së rregulltë të përditshme, u angazhu edhe në aktivitete të shumta shoqërore kombëtare. Ai me një grup shokësh, ndër ato edhe i ndjeri Rexhep Gjokaj ishin iniciatorët për hapjen e shkollës me mësim plotësues në gj. Shqipe në Bunde dhe Lohne (që në vitin 1985) ku punoi dhe veproi bashkë me to shoku i tyre i jetës mësuesi Feti Nasufi.

Qerimi ishte kryetar i parë i këshillit prindor, por edhe mbështetës i fuqishëm i të gjitha aktiviteteve kulturale, profesionale e kombëtare që zhvillonte shkolla shqipe në kuadër të saj. Arsimi për te ishte privilegj. Për këtë angazhim, të ndjerit, si satikfaksion moral, me rastin e 10 vjetorit të shkollës shqipe, (nga ana e shkollës dhe këshillit shkollor) iu nda mirënjohje.

I ndjeri Qerim Dreshaj një kohë ishte edhe delegat (këshilltar) i kuvendit komunal të Bündes për të huaj. Nga ky post pati mundësi për të ndihmua bashkëkombasit e vet, në veςanti refugjatët e ardhun nga Kosova dhe trojet tjera etnike shqiptare.

Në vitet e 80-ta e 90-ta duke përcjellur situatën politike në Kosovë e cila dita ditës po keqësohej: me heqëjen e Autonomisë dhe okupimin e saj nga serbia, i ndjeri nuk ndenji duarkryq. Me shpejtësi u angazhua në formimin e Aktivit të LDK për qytetin e Bundes me rrethin. Të cilin besa edhe e udhehoqi për një kohë me shumë pedantëri dhe profesionalizem. Njëkohësisht ishte edhe përfaqësues në Degën e LDK për Gjermani në Shtutgart dhe Nëndegen në Ahen.

Në Kuadër të Aktivit të LDKsë dhe kontribut të lartë në organizimin dhe tubimin e ndihmave të fondeve të ndryshme për Kosovë, Kosovën Lindore dhe Maqedoni (si fondi vendlindja thërret, fondi i Republikës së Kosovës trepërqindshi, ndihma për arsim, për Drenicë, për vetëmbrojtje, për UÇK-në e Maqedonisë etj.). Ai ishte gjithnje aty ku e kërkonte nevoja dhe printe!

Pa modesti i ndjeri mori pjesë në të gjitha protestat që organizoheshin aso kohe kunder regjimit serb, jo vetëm në Gjermani por edhe Evrop (si në Den Hag, Zhenevë etj.). Edhe ishte organizator i disa prej tyreve.

I ndjeri si aktivist i dalluar, bashkë me shkollën shqipe bashkëpunoi, veproj dhe kontriboj edhe në Klubin „Kosova“ të Bielefeldit. Sidomos në vitet 86/90 kur organizimi i jetës kulturo-artistike ishte në nivelin më të lartë.

I ndjeri Qerim Dreshaj posedonte vyrtyte të larta njerëzore, ishte gjithnjë i qeshur, komunikativ, ishte guximtar, fjalë-pak, arsimdashës, shok i sinqertë, familjar i mrekullueshëm, aktivist i denjë për ςështje kombëtare dhe mbi të gjitha humanist i dalluar.

I ndjeri Qerim Dreshaj shkoi papritmas, pa lënë lamtumiren e fundit, pa lënguar në shtrat. Por ai lëngoi për vështirësit që kalonte Kosova dhe kombi të cilit i përkiste.

Për fund ne emër të pranishmeve u përcjellim ngushllime të përzemërta familjes së të ndjerit Qerim Dreshaj: bashkëshortes Sanije, vajzes Nora me Granitin, djemëve: Bujarit, Burimit dhe Blerimit me familjet e tyre, nipave dhe mbesave që shumë i deshi, ngushllime farefisit dhe shoqëris, me të cilen jetoj, punoj dhe veproj.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshi.

Me nderimet më të sinqerta në amshim, LAVDI!

Shoku dhe miku i tij, ish-mësuesi i shkollës shqipe, Mr. Feti Nasufi

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat