Më 14.04.2019 u bënë plot 20 vite pa nënën, 10 vite e tre muaj pa babanë tonë
Pranvera me lule çdo vite po lulëzon, por në zemrat tona një dhimbje gjëmon.
Vitet kalojnë me shpejtësinë e tyre, por për ne nuk ka asnjë kuptim?
Edhe sot e gjithë jetën për ne është e njëjta dhimbje.
I njëjti mall, e njëjta mungesë për ju më të dashurit tonë.
Mbeteni PRINDËR tek ne të pavdekshëm...!
Përjetësisht kujtojmë mirësinë, kujdesin e juaj.
Mungesa e juve është e zbrazet e nuk plotësohet kurrë, gjithë jetën mbetët dhembje në zemër, kujtime e shpresë e jetës tonë.
Ju kujtojmë me dashuri e krenari, e kurrë nuk ju harrojmë: Djemtë Sokoli, Shpendi e Shpejtimi, me Nusen e fëmijët, si dhe vajza Shkurta me Bashkëshortin e fëmijët nga Gjermania, Pacaj dhe Smolica e Gjakovës.