Veprimtar i çështjes kombëtare ra heroikisht në mbrojtjen e popullatës s ‘zhvendosur në Barilev nga policia serbe.
“TË GJALLËVE – LIRIA”
“DËSHMORVE – PËRJETËSIA”
Ishe pjesëtar i UÇK-së dhe veprimtar i KLMDNJ-së.
Fisnikëria, guximi, humaniteti dhe bujaria ishin virtytet e tua gjatë gjithë jetës, për të gjithë ata që patën rastin të të njohin. Për atdhe nuk kurseve asgjë, andaj edhe u flijove. Përherë do të jesh në zemrat tona.
Të kujtojnë: vëllezërit Selatini, Rexhepi, Mehdiu e Shefkiu, motra Hamidja dhe mbarë familja Leci nga Barileva e Brukseli.