Beqir Zejnullahu

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Beqir Zejnullahu

Më: 20 maj 2019 Në ora: 00:25
Beqir Zejnullahu

28 vite pa ty!

Babi i dashur, edhe pas 28 vitesh ne akoma shkruajmë pa reshtur për ty. Kjo nuk tregon vetëm mallin e pa shuar për ty, por edhe dashurin tënde të munguar. Sado sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj, vite dhe dekada të kalojnë, për ne do të jetë gjithmonë e vështirë të pranojmë një jetë pa ty. Ti tashmë mungon në këtë botë aq sa kemi jete ne. Dhe ne nuk arrijmë të kujtojmë momentin kur paskemi kuptuar që do të rritemi jetime. Madje ky realitet pavetëdijshëm ka zëne vend në mendjet tona. Por çfarë mbajmë mend edhe pse tashme të rritura është: Që vajzat tua te vogla me naivitetin fëmijëror shpresonin që një ditë do ta takonin babin e tyre. Është po e njëjta shpresë me të cilën edhe sot në mbyllim sytë dhe të kërkojmë në ëndrrat tona. Është po e njëjta shpresë me të cilën sot veprojmë dhe ndjejmë nga lart shikimin tënd mbi kokat tona. Është edhe po e njëjta shpresë që sot na i thanë lotët kur jeta dhe bota na kujtojnë zbrazëtin që shkakton mungesa jote. Me sa duket qenka pikërisht kjo shpresë naive që zbut plagët e shpirtrave të vuajtur, si ato të shpirtrave tanë.

Me mall të kujtojnë pa fund vajzat Nazifja dhe Qendresa dhe bashkëshortja Arifja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat