Sala Pireva Veliu - Bota Sot
Sala Pireva Veliu

Perkujtime

E enjte, 24 tetor 2019

Sala Pireva Veliu

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:54
Sala Pireva Veliu

Sot u bën 2 vite që ti putha sytë e buzëqeshur, që ta preka ballin me rrudha dhe të përqafova për herë të fundit.

Ah sa vështirë e kam të shkruaj këto vargje për Ty, oj Nëna ime që aq shumë më deshte dhe aq shumë bërë për mua. 16 vite me prite me mall në prag të derës, 16 vite më prite me lot në sy, që të hyja në oborr të shtëpisë.

Por djalin tënd padrejtësisht e ndau jeta nga dora jote e dashur oj Nanë, e ndau lufta, se isha i përndjekur oj Nana ime, na ndanë kufijtë e ftohtë përtej maleve e deteve, por unë kurrë si harrova duart tua të buta, kurrë si harrova lutjet e tua që i bëj çdo natë për mua, dhe dëshirën që t’ma takojë veç edhe një njëherë të gjallë oj Nanë.

Një ditë të bukur me diell, unë u ktheva në shtëpi moj Nanë, dhe ti nuk iu besove syve që po më shihje, qaje më zë, pa tu bërë vonë se ç ‘thonë të tjerët.

Po ata lot nga sytë e tu të tharë, vetëm ata që e kanë përjetuar këtë ndjenjë oj Nanë mund ta kuptojnë, vetëm ata që e din se ç ‘është malli për Nënën mund të ndjenjë dhembjen time përmes këtyre rreshtave.

Ti me lot më prisje dhe me lot më përcjellsha sa herë që largohesha prej tej oj Nanë, uleshe në cep të oborrit, dhe ashtu e strukur e në mendime qaje për mua.

Ti nuk rehatoheshe dhe nuk flije deri në mëngjes Nënë, deri sa ma dëgjoje zërin përmes lidhjes telefonikë që unë jam shëndosh dhe kam mbërri mirë.

Ti kurrë s’arrite të çmallesh me mua Nana ime, e as unë me Ty...

Ti kurrë s’u ngope me mua, e as unë me ty, se isha në tokën e huaj oj Nanë, andaj falëm Oj Nënë që për kaq vite prite djalin tënd, që ta hapte derën e shtëpisë, ta freskonte zemrën e përmalluar.

Kurse tash vështirë e kam oj Nanë, të hyj edhe në oborr të shtëpisë, vështirë po e kam edhe të mësohem me mungesën tende, sepse kahdo që shkoj po më ndjek hija jote dhe shikimi yt i dashtun Nanë.

Por dhashtë Zoti që një ditë të bëhemi bashkë atje në dimensionin tjetër të jetës ku je Ti, atje ku flitet vetëm gjuha e bukur e Engjëjve oj e shtrenjta dhe e dashura ime NANË!!!

Të përkujtojnë me mall: bashkëshorti Imeri, djemtë: Milaimi me bashkëshorten Milajeten me fëmijët: Valoni, LiridoniEdoni të cilët të kanë dashur shumë. Poashtu djemtë: Gania dhe Naimi të gjithë me familje, si dhe vajzat Fahrija, Sala Pireva Veliu Habibja me familje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test