Ah sa vështirë qenka të shkruajmë ca rreshta malli dhe dhimbje që kemi për Ty Bujar.
Zëri yt i ngrohtë, buzëqeshja e sinqertë dhe optimizmi yt na mungon çdo ditë e më shumë.
Vdekja e mallkuar të morri nga kjo botë, por jo edhe nga zemrat tona.
Engjëlli jonë Bujar, vdekja jote hapi një plagë të madhe tash e dy vite në zemrat tona,
që koha nuk e shëron dot, mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës tonë.
Na mungon dashuria jote që shëndriste në të gjitha vendet ku Ti ishe, çdo fjalë e jotja ishte e ëmbël.
Sado sekonda, minuta, orë, javë, muaj, vite dhe dekada të kalojnë, për ne do të jetë gjithmonë e vështirë të pranojmë një jetë pa Ty.
Po qëndrojmë të fortë duke parë të rriten tre engjëjt që le pas.
Asgjë s'është më e njëjtë pa Ty, gëzimi pëson shuarje, buzëqeshja gjithmonë ngrinë në vend dhe zemra fillon të ngushtohet nga dhembja dhe nga malli që vazhdon të rritet dita ditës .
Sot dhe çdo herë ne të kujtojmë dhe të duam pafundësisht, na mban gjallë kujtimi për Ty, na mban gjallë fytyra e jote engjëllore , na jep frymë çdo ditë buzëqeshje e ngrohtë që frymonte, nga shpirti yt i pastër si loti!
Ishe dhe gjithmonë do të jesh shpirti i shpirtit tonë.
Të përkujtojmë çdo herë me shumë mall dhe dashuri:
Baba Shemsija, Nëna Ryva, Bashkëshortja Selvija me fëmijët Elizën, Enisin, Erjonën, motra Merita me familje, vëllezërit Burimi me familje dhe Blerimi me familje.