Bardhyl Nebi Ajeti

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Bardhyl Nebi Ajeti

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 00:07
Bardhyl Nebi AjetiBardhyl Nebi Ajeti

Po bëhen 14 vite pa ty Bardhyl dhe ne ende nuk mund t`i gjejmë fjalët e duhura për të të përkujtuar. Ti ishe aq i madh si njeri e aq fisnik si gazetar. Ti Bardhyl, ishe pengesë e madhe për kriminelët, që nuk zgjidhnin mjete për të arritur deri te pushteti.

Gjurmët që i le në gazetari janë aq të thella Bardhyl, ato nuk i shlyen koha. Dora vrastare të mori duke na lënë përherë me dhimbje e mall për ty. Por, ne asnjëherë nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi, me shpresën se një ditë bota do të kthehet për së mbari, e vrasësit e tu do t`i shohim prapa grilave.

Prehu në paqe Bardhyl, kolegu ynë, udhërrëfyesi ynë për të drejtën dhe të vërtetën. Ne të japim fjalën e nderit, që drejtësia një ditë do të triumfojë!

Të përkujtojnë me shumë mall e respekt: Stafi i gazetës kombëtare “Bota sot”, në Prishtinë dhe Cyrih.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat