Bardhyl, o bir, o vëlla,
Qe 14 vite tu lotu pa nda,
Të vranë kriminelët,
Se deshe drejtësi, u pengonte penda jote
Korbave të zi.
Gazetar i madh,
Trim e guximtar,
Hero i fjalës së lirë,
për të vërtetën, ti re martir,
Nënë zeza e shkreta,
Digjet si qiri.
Kush ma vrau djalin
I raftë në fëmijë.
Na mban krenaria,
Që ishe guximtar,
Të vërtetën përhapje
Bardhyli ynë i madh.
Pusho i qetë
Në Kosovën e lirë
Që e doje pa ndyrësira
Me njerëz të mirë.
Me mallin që na shkrumbon çdo ditë: Nëna Nexharije, Vëllai Fitimi, Nipat: Rinori, Nebiu, Rrezoni dhe kunata Sadetja.