Teki Dervishi

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Teki Dervishi

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 00:13
Teki Dervishi

8 vite pa ideologun Teki Dervishi

Në këtë përvjetor ju kujtojmë me nderime dhe falënderimet më të thella, për jetën dhe veprën tuaj, për kontributin tuaj, për shërbimin që ia bëre popullit tonë, e mbi të gjitha kulturës, publicistikës dhe gazetarisë.

Ju ishit ndër themeluesit e gazetës kombëtare “Bota sot” që prej themelimit të saj 24 vite më parë. Ishit pikërisht ju, që krijuat stafin e parë të redaksisë sonë.

Të gjitha veprat tua, ishin monumente të gjalla, lapidare dhe epike, sepse në vete bartnin mesazhe njerëzore, të cilat dinë të burojnë vetëm nga shpirti i madh i autorit, siç ishit ju, luftëtar i pamposhtur për njerëzoren, për të mirën e vendit, për të bukurën. Ti nuk u dorëzove kurrë, as para furtunave më të mëdha. Njerëzit e mëdhenj sikurse ishit ju, sakrifikojnë edhe shëndetin në të mirë të njerëzimit. Ti bëre shumë për letërsinë, publicistikën, për Kosovën, o i madhi Teki. Kolumnet tua në “Bota sot”, ngritën në këmbë thuajse gjithë Kosovën. Ti ishe maestro i rrallë dhe artist i madh, por mbi të gjitha ishe atdhetar. Me pendën tënde të artë dhe kulturën tënde, ti arrite ta gozhdoje edhe armikun. “Luftën” me ta, e bëje me vargje, dhe arrije të sillje paqe.

Ti ishe poezi e shpirtit dhe prozë e mendjes, ishe veprimtarë kombëtarë, njeri i mençur dhe i guximshëm, intelektual i kalibrit të lartë, njeri i pa epur, i cili kurrë nuk diti të thotë ‘jo’ dhe të lodhet. Ti u ndave vetëm fizikisht nga ne, ngase vepra tuaja do të jetojnë derisa të ekzistojë njerëzimi.

Andaj sot, në përvjetorin tënd të vdekjes, ne përkulemi para veprës tënde dhe imazhit tënd njerëzor. Me nderime: Stafi i gazetës “Bota Sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat