Sot me 25.07.2019 u mbushën plot 12 vite nga ndarja e më të dashurës sonë.
Ike nga kjo botë e qetë si një engjëll, ashtu siç ishe edhe vetë, një grua e qetë, tolerante, e dashur, zemërbujare dhe fisnike, kështu flasin të gjithë ata që të njohën.
Urtësia, dashuria, qëndrimi i palëkundur, do të jenë mësimet që do të mbajmë në mend gjithmonë e per ne do të mbetesh e përjetshme, e paharrueshme në shpirtrat dhe zemrat tona!
Me mall të përhershëm të përkujtojnë: Bashkeshorti Enveri, Vajza Aulona dhe Djali Bledimi nga Zvicrra si dhe mbare Farefisi i gjer nga Gjilani, Malisheva dhe Kamenica.