Gjyke (Halilaj) Salihaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Gjyke (Halilaj) Salihaj

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 00:01
Gjyke (Halilaj) Salihaj

Sot u helmua shpirti im, kur ty Nënë të shoqërova për në varrim. Ishte hera e fundit që u pamë.. Ishte ajo ditë vjeshte që nga njëri tjetri u ndamë. Tashmë çdo gjë u shkatërrua. Tashmë nuk i dëgjoj dot këshillat e tua. Jeta vazhdon, por jo si më parë.

Jeta vazhdon, por me zemër të vrarë. Sa lot janë derdhur nënë për ty. Jetojmë të plagosur në zemër dhe me lot në sy.

Tani je në krahët e zotit dhe në zemër të parajsës. Tani na sheh nga larg dhe mundohesh që në ëndërr të na flasësh. Ti nuk ke vdekur, ti jeton në zemrën tonë, dhe kurrë s`do të thotë dikush që ty të harron. Je çdo ditë pranë meje, kur të kërkoj, në zemrën time vjen me shpejtësi si drita e një rrufeje.

Të vij të takoj në varrin tënd, ndjej dhimbje në zemër që më çmend. Vij aty dhe derdh lot, je njeriu që do marr shembull n këtë botë. Vijë e bisedoj, por përgjigje nuk marr dot. Vij e qaj se me vetën flas kot. Po më mungon nënë.

Të përkujtojnë: Vajza Leonora me bashkëshortin Enverin dhe fëmijët Lorenën e Levinin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat