Binak (Rexhë) Haxhijaj - Bota Sot
Binak (Rexhë) Haxhijaj

Perkujtime

E mërkurë, 13 nëntor 2019

Binak (Rexhë) Haxhijaj

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 00:02
Binak (Rexhë) Haxhijaj

Sot u bënë pesë vite pa ty i dashuri jonë

Vitet po kalojnë por dhimbja nuk shuhet kurrë, dita ditës sa vjen dhe shtohet.

Mund te shkruajmë me orë e orë por një gjë është e sigurt asgjë nga këto që themi apo shkruajmë nuk mund të jetë e mjaftueshme ta tregojnë mungesën dhe dhembjen që kemi për ty...

Ah sa vështirë është të shkruajmë për ty jo pse nuk dimë se çka të shkruajmë por nuk dimë nga t’ia fillojmë sepse ishe dhe do të mbetesh i pazëvendësueshëm. Babi qenka e vështir të jetohet e rëndë të mendohet e aq më e rëndë të besohet se t’i nuk je më ne mesin tonë.

Na le të varfra në shpirt, por edhe krenar që patëm një baba si ti, kjo na bënë pak më të lehtë humbjen tënde.

Urtësia, korrektësia, bujaria, kultura, mirësjellja dhe besnikëria jote të bëjnë të jesh i çmuar, i respektuar dhe i paharruar për ne si familje dhe për të gjithë ata që patën nderin dhe rastin të të njohin.

31 tetori ishte një ditë e zezë një ditë vjeshte e ftoftë që na i ngriu zemrat, atë ditë mëngjesi që të humbëm ty baba i Dashur.

Faleminderit që ishe një mësues, një shok dhe një shembull i jashtëzakonshëm për fëmijët e tu, thjeshtë një baba, një bashkëshort një vëlla një mik unik që çdo njeri ëndërron.

Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi për ty do të jetë pjesë e jetës tonë përgjithmonë. Krenohemi që të patëm dhe të lënduar që të humbëm.

Me mall dhe dhembje do të përkujtojmë gjithmonë.

Me mall dhe dashuri te përkujton familja Haxhijaj nga Peja, Rugova dhe Diaspora.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat