Rifadije (Ukshini) Pira - Bota Sot
Rifadije (Ukshini) Pira

Perkujtime

E enjte, 23 janar 2020

Rifadije (Ukshini) Pira

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:13
Rifadije (Ukshini) Pira

Thonë se koha shëron plagët, por nuk qenka e vërtetë. Sot 30 vite që kur ti ike nga kjo botë, dhimbja për ty vazhdon te rritet, sepse çdo moment që kalon na mungon prezenca jote, na mungon gjithçka e jotja, por më së shumti ajo buzëqeshja që na mbushte plot jetë.

S`ka fjalë, lot as vuajtje që shuan mallin për ty, Nënë! Na mungon shumë prezenca, fjala, këshilla, ngrohtësia dhe çdo gjë e jotja. E dashura nënë, qenka shumë e vështirë të gjejmë fjalët për të shprehur mallin, dhimbjen e mungesën tende me të cilën po jetojmë. Vdekja të ndau nga jeta në moshën më të re, por jo nga zemrat tona, ishe dhe do të mbetesh krenaria jonë.

Të përshkruash me fjalë përkujtimin ndaj teje si nënë është shumë e vështirë, sepse ti kishe të gjitha me vete si personalitet, ishe e urtë, e sjellshme, e mirë. Nuk qenka e lehtë t`i gjejmë fjalët për të shkruar sepse çdo shkronjë është e mbështjellë me lot. Të qoftë i lehtë dheu, Nënë e dashur.

Të përkujton djali i madh, Musa nga Zvicra

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat