Vdekja ishte ajo që të mori dhe të ndau nga ne përgjithmonë. Jetojmë të pikëlluar për mungesën tënde dhe çdo ditë e më shumë e ndjejmë zbrazëtirën që na shkakton humbja jote.
Por, ti gjithmonë gjendesh mes nesh. Ti je një yll që shndritë gjithmonë në qiell, atje ku engjëjt kanë vendin e tyre. Jemi krenar që të kishim aq të madhërishme dhe të dashur. Do mbetesh gjithmonë e pavdekshme në mendjen dhe zemrat tona.
Me dashuri të pakufishme dhe mall të pashuar të përkujtojnë: Prindërit Habiti dhe Xhemiljla, vëllai Nexhati me nusen Blerinen dhe vajzat Lisa dhe Dua, si dhe motrat Liria dhe Lulja me bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën Klea.