Rrahman Rrahmani

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Rrahman Rrahmani

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 00:05
Rrahman Rrahmani

Gjithmonë ishe i mençur, i heshtur e i urtë, por mungesa jote po e shkakton një zhurmë të madhe tash e një muaj, me të cilën nuk po mund të pajtohemi, e që e cila po përcillet me dhimbje të thella.

Gjatë gjithë jetës më mësove që të respektojë, të mësoj, të dua e të jem tolerant, por gjithmonë ma përkujtove që kurrë mos t’i përkulem e të mos t’i nënshtrohem askujt, e mbi të gjitha ta gjej lumturinë me gjërat dhe njerëzit përreth.

Ti vetëm ndërrove jetë, sepse njerëzit si ti nuk vdesin kurrë, e pas na le krenarinë e nderin, me gjithë obligimin që t’iu dalim hak këtyre vlerave tua të çmuara. E madhe është krenaria që të patëm, por edhe më e madhe është dhembja që nuk je më me ne.

Faleminderit që në çdo rast ishe shok për mua, e jo vetëm gjysh. Këshillat e tua ishin udhërrëfyes në jetë, të cilat do mbesin përherë të shkruara në mendje dhe zemër.

Prehu në paqe...

Të përkujton me mall nipi Driloni me familje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat