Rrustem (Asllan) Alaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Rrustem (Asllan) Alaj

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 01:07
Rrustem (Asllan) Alaj

Qenka e vështire te ulem për te shkruar përkujtim për TY o, Rrustem Qaza. o TEM, ti, fizikisht nuk je me ne mesin tone, por vepra, jeta dhe kujtimi për TY, do te mbetet i përjetshëm ne mendjet, zemrat dhe veprat tona.

Nuk ekzistojnë fjale për ta përshkruar dhembjen, as lotët nuk e shuajnë dot flakën në Zemrat tona. Menyra e Jetes dhe veprave tua se si jetove, me vullnet te pa përshkruar dhe me besim te pa përshkruar te Zoti, janë të vetmet ngushëllime te cilat na bëjnë të qetë se në botën e përjetshme, ti do ta gjen amshimin, begatinë dhe qetësinë e përjetshme shpirtërore. Për neve pas teje, Ikja  jote e hershme nga kjo bote hapi një plagë të madhe në zemrat tona, që koha nuk e shëron dot.

Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë.

Krenaria e familjes është shumë e madhe qe te patëm por dhimbja dhe mungesa jote shpeshherë po e mbulojnë krenarinë tonë. Ty të ngarkuam si shtyllë të familjes, ishe prijësi i shume vendimeve ne familje, ishe ngushëlluesi dhe motivuesi me i veçante ne familje për te gjitha sprovat qe kishim si familje. Ti, TEM, me virtytet dhe aftësitë e lindura qe te dhuroi Zoti, dite dhe ja dole ti tejkalon me shume lehtësi.

Krenaria dhe shëmbëlltyra jote është e veçante, sepse kemi 4 Lulet te cilat i le dhe për te cilët u sakrifikove tere jetën. Kanunin e vogël i cili për asnjë moment nuk ndalet duke te kujtuar, duke te thirrur ne emër kudo qe ndodhet. Për Asllanin, emrin e të cilit e trashëguam Babanë, çdo dit është me e vështir, te kujton ne çdo moment duke shprehur krenarin qe te kishte BABË. Darka e përbashkëte ne sofër shpeshherë është shume e rende dhe vetëm shikon për rrethes sikur ende te pret sepse ishte mësuar qe te priste çdo mbrëmje kur ktheheshe nga puna.  Ariana te kujton çdo moment sikur te kishte pranë, flete me koke larte se sa shume e ke dashur, ndërsa Saranda vazhdon ta mbaj brenda mungesën tende duke shkruar dhe duke te dërguar çdo dit letra ku shpreh mungesën tende pranë saj.

Fale Zotit mësimet dhe shkolla po ju ecën mbare duke ndjekur dëshirën dhe vullnetin qe kishe për te cilët u mundove deri ne frymën e fundit.

Mungesa jote TEM është shume e madhe për gjithë familjen. E dijm se je i qetë sepse mëshira e Zotit dhe kujdesi për familjen dhe fëmijët janë përgjegjësi e secilit anëtarë te familjes, ashtu siç ti u kujdese për secilin anëtarë të madhe e vogël te familjes e më gjerë.

TEM, ti ishe dhe do te mbetesh gjithmonë djali, bashkëshorti, babai dhe vëllai me shembullor qe Zoti ka sjellë në Jetë. Prandaj pusho i qete krahas babait Asllanit i cili na la herët dhe mixhës, Afrimit, të cilit ju bashkove jo shumë ditë pasi u përjetësua. Pusho i qetë në atë botë, krahas Nënëlokes dhe te gjithë anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ju bashkove me urdhërin e Zotit.

Të kujtojnë, përjetësisht: Nena Hanifja, bashkëshortja Ardiana, djemtë Asllani dhe Kanuni, vajzat Saranda dhe Ariana, Vëllai Florimi, kunata Besa dhe mbesat Fiona, Lea, Ora dhe Rrezëarta, motrat Florja, Flaureta dhe Hyria me nipa dhe mbesa si dhe axhët  Bashkimi, Feimi dhe Alija me nipa e mbesa si dhe mbare djemtë dhe vajzat e axhëve, shokët dhe farefisi i gjere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat