Ramadan Shaban Halilaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Ramadan Shaban Halilaj

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 00:02
Ramadan Shaban Halilaj

Erdhi përsëri kjo ditë e trishtuar për ne.

Erdhi kjo ditë ku na mërziti shumë. U Bën plot 11-vite pa praninë tënde, e ne nuk është se vetëm sot të kujtojmë, ti je ne kujtimet tona në çdo sekondë. Për ne këto vite kanë qenë me shumë batica e zbatica, por falë mësimit dhe forcës tënde i kemi mposhtur shumë herë situatat e vështira. Thonë se njeriu është më i fort se guri dhe qenka më se e vërtet. Po mundohemi të gjithë të jemi të fortë. Po veç i madhi zot e din se sa na ka marre malli, oo veç njëherë me të pa e këto sy t`i çmallim. Se për ne ky vit ka filluar shumë keq se humbja edhe e nënës tonë të dashur na ka mposhtur e na ka mërzitur edhe më shumë. Por i lutemi zotit që jeni taku të dy nëe xhenet. E  atë respekt që ju keni pasur e që keni lënë mbresa të mira kudo që këmba juaj ka shkelur ne do mundohemi të mos e njollosim.

Më shumë mall e lot në sy të kujtojmë e s`te harrojmë kurrë. Motra Zelfije me familje. Djemtë Muhameti me familje, Mustafa me familje, Mentori me familje, Muharremi me familje si dhe Mirlindi, vajza Hikmete me familje. Mbesat Bukurija e Shyhreti me familje, miq e dashamirë dhe të gjithë ata që patën fatin me të njohtë.

I pa harruar qofsh gjithmonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat