Vitet po kalojnë shpejt, sot bëhen 19 vite pa më të dashurin tonë. Kujtimet na mbajnë në jetë e dashuria nuk shuhet kurrë. Dhembja nuk shprehet as me fjalë, as me lot, ajo është thellë në brendësinë e shpirtit tonë! Vdekja e jote e hershme hapi një plagë të madhe në zemrat tona, që koha nuk e shëron dot. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë. E madhe është krenaria që të patëm, por edhe më e madhe është dhembja që nuk je më me ne. Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona !
Të kujtojnë: bashkëshortja Eminja, djemtë Milaimi e Mentori, vajza Fatlumja, vëllezërit Azemi, Ibrahimi, Agimi, Sahiti e Kemajli, motrat Mevludja, Sylbia, Ajnishahi e Halitja dhe mbarë farefisi nga Zaskoku i Ferizajt.