Sot, me 25 prill, u bënë 2 vite pa nipin tonë të dashur
E pabesueshme si kaluan dy vite pa ty në mesin tonë, nipi ynë i dashur.
Ti që na solle gëzim e hare, sa herë na vizitove nga Franca e largët. Dora e një vrasësi ta shujati rininë e ëndrrat tua, ndërsa neve na la përjetë me dhimbje në shpirt.
Do të kujtojmë përherë si njëri i dashur, i afërt, e gazmor, ashtu siç ishe.
Me dhimbje e mall të përkujtojnë: Gjyshja: Cyme Gjocaj; Dajët: Isniu dhe Kreshniku; Tezet: Lumnija, Nepa e Shkëndija, si dhe mbarë familja Gjocaj nga Deçani.