Mark Bardhec Shala

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Mark Bardhec Shala

Më: 31 maj 2020 Në ora: 00:08
Mark Bardhec Shala

Mark me 31. 5. 2020 u bënë 6 vite qe të mori Zoti dhe të ndau nga prindërit dhe motrat tua, dhe ne mbetëm pa ty Djali e Vëllai jonë.

Ditët, javët, muajt, vitet po kalojnë po mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, por kujtimet për ty dhe me ty do të mbesin pjesë e jetës sonë përgjithmonë.

Sepse ti jeton ne zemrat tona dhe ne kujtimet tona, aty je i pavdekshëm edhe i paharruar. Na kujtohet sikur dje.. kur ti ike nga kjo jetë, pa as një fjalë.

Na la te shokuar , i pabesueshëm ish aj moment kur ti shkove tek Zoti.

Ishe lule e re , hala tu rrit , me plot vizione, me plane për të ardhmen, kishe shumë ide të mrekullueshme.

Kush kish mendu se nuk mund ti realizosh këto ti?! Shpresat ishin te mëdha nuk donim ta pranojmë se ti nuk mund të fitosh.

Asht pafundësisht e vështirë ta përjetojmë këtë dhimbje kaq të thellë. Krenaria e familjes është shumë e madhe që të patëm por dhimbja dhe mungesa jote shpeshherë po e mbulojnë krenarinë tonë. Ti je një yll që shndritë gjithmonë në qiell, atje ku engjëjt kanë vendin e tyre.

Dashurin qe na dha ti gjithmonë do asht ne zemrat tona.

Shpirti yt pushoftë në paqe.

Të kujtojnë me mall përgjithmonë: Babi Bardheci, Mami Maria , Motrat Mirlinda, Gabriela & Martina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat