Familjes i mungon këshilla jote shpresë,
i mungon fjala e gjallë, por ndritë emri yt i nderit,
ndrit lulja e gjallë e fjalës besë,
si lule kujtimi në madhështinë e emrit.
Lavdi e nam të qoftë, në amshim,
o Nënë, me emrin e Krenarisë për jetë,
jeta në vatër bën udhë me tëndin kujtim,
o Nënë, Malësore ke qenë dhe ke mbetë.
Të përkujtojnë: Bashkëshorti Preka, djali Bardheci me bashkëshorten Borën nipat Bujari dhe Besarti, mbesat Blerta dhe Roza si dhe stërnipat Lisi dhe Leka dhe mbesa Era.