Fadil Hasan Bala

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Fadil Hasan Bala

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 00:01
Fadil Hasan Bala

Sa vështirë e kemi sot të shkruajmë përkujtimin për ty. Të shkruajmë edhe një roman nuk mjafton për një Bashkëshort, Baba dhe Gjysh siç ishe ti i përkushtuar për familje dhe i respektuar për shoqëri. As dje, as sot, as nesër, s’do ta pranojmë që nuk je në mesin tonë.

I dashur, i buzëqeshur, i hareshëm do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona.

Ishe krenaria e jonë ashtu do të mbetesh deri sa edhe ne një ditë do t’i mbyllim sytë me shpresën se do të të takojmë në Parajsë.

U ndave nga ne në moshën 50 vjeçare, kur ende kishe ëndrra për jetën, kur ende ne kishim nevojë për ty!

Kur neve na u bë jeta e zymtë, rrugët na u ngushtuan, hareja na u kthye në dëshpërim.

Sot, mallin dhe dhimbjen do ta ndajmë mes lotëve dhe heshtjes.

Të kujtojmë me mall:

Bashkëshortja Gjylsime

Djemtë Diamanti dhe Burimi

Vajzat Mimoza dhe Sorkadhja

Reja Anila

Dhëndri Bashkimi

Nipat Brilanti, Rubini, Floriani, Agonisi dhe Liani

Mbesat Fiona dhe Alina

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat