Të përkujtosh një engjëll si ty vëlla është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, është mendimi më i natyrshëm dhe spontan për njerëzit që të duan edhe përtej dhimbjes edhe përtej kësaj jete.
Ike pa lamtumirë ashtu sikur zogjtë shtegtarë që lëshojnë foletë e tyre ashtu ike ti.
Sa shumë na mungon ajo buzëqeshje jote e ëmbël dhe plot jetë ai shikimi yt i bukur që reflektonte pozitivitet, ajo gjallëri e jotja që vetëm ti mundë të na dhurosh neve.
Ti jeton përjetësisht në zemrat tona.
Të përkujtojnë me mall: motra Drita, dhëndri Bashkimi, mbesat Olza, Anesa dhe nipi Erisi.