Fisnik Hajdari Niki dhe Iljaz Hajdari

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Fisnik Hajdari Niki dhe Iljaz Hajdari

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:00
Fisnik Hajdari Niki dhe Iljaz Hajdari

Si përherë lotët më tradhtojnë e shkronjat nuk e thonë dot atë që zemra ma ndjen.

Çdo shkronjë është një lot, çdo fjalë është një lum, çdo fjali është një det, ky përkujtim është bërë oqean i pikëllimit tonë për Ty Niki dhe Babi i dashur.

Ne ju ruajmë në thellësinë tonë, ju shtrëngojmë e ju mbajmë me vete në çdo hap. Kujtimet me ju janë qastet më të bukura, e malli i pashuar për Ju do të na shoqëroj deri në fund të jetës.

Mungesa e juaj nuk matet me asgjë. Dhimbja për Ju është një plagë që nuk shërohet kurrë.

Me mall të pashuar ju përkujtojnë: bashkëshortja Fatime, vajza Albiona me bashkëshortin Ali, mbesat Liyana Amara, nipi Louie Ari, djali Armend me bashkëshorten Valentina nipat Niki dhe Noel, djali Ardit me bashkëshorten Arta dhe mbesa Alea si dhe familja Hajdari nga Gjilani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat