Kreshnik (Brahim) Rama

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Kreshnik (Brahim) Rama

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:02
Kreshnik (Brahim) Rama

Shumë të vështirë e kemi të shkruajmë përkujtimin për ty Kreshnik,

Na mungojnë fjalët dhe ngrohtësia jote. U ndave nga ne në moshën më të mirë për të jetuar ëndrra për jetën, kur ne të gjithë kishim nevojë për ty! Ne sot ecim me kokën lart e me plot krenari, me veprat dhe miqësinë që ti i le pas.

Hija jote gjithmonë na mbulon, mallin dhe dhimbjen do ta ndajmë mes lotëve dhe heshtjes.

Të kujton: Halla Ajna me Bashkëshortin Isa Gjoshi, me fëmijët Merita, Melia, Fana, Filloreta, Blerta, Besforti, Bledari

 

 

Kresh Dajë, të shkruaj për ty e kam shumë të vështirë.

Si përherë malli më tradhton, e shkronjat nuk e thonë dot atë që zemra ime e ndjen.

Çdo shkronjë për mua është bërë oqean!

Prandaj, unë i ruaj në thellësinë time kujtimet tona, te shtrëngoj e të mbaj me vete në çdo hap. Te gjitha do të më shoqërojnë deri në fund të jetës.

Për ty Nipi: Bledar Gjoshi me Bashkëshorten Sarandën, Djali Klevis, Vajzën Jora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat