Në 20-vjetorin e ekzekutimit të Kosovë dhe Albert Zeqirajt

Perkujtime

E martë, 17 maj 2022

Në 20-vjetorin e ekzekutimit të Kosovë dhe Albert Zeqirajt

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 00:02
Kosovë Zeqiraj, Albert Zeqiraj

Në ditën e 10 dhjetorit 2001, shqiptarët e kudondodhur, festonin konstituimin e Parlamentit të Kosovës. Djemtë tanë ishin në shërbim të kësaj date të shënuar, shoqëronin kryetarin e komunës të Istogut, Fadil Feratin. 

Në kthim nga seanca kuvendore, pikërisht, në oborrin e shtëpisë, ende pa dalë nga makina zyrtare, prita e porositur, me dy armë automatike, atentatoi për vdekje, djemtë tanë - Kosovën dhe Benin.

Krimi vrastar politik, vazhdon të heshtet qëllimshëm. Komandantët e veshur me parti dhe pushtet, kanë kapur drejtësinë, duke bllokuar çdo hetim, zbulim, ndëshkim. Janë qindra krime, të natyrës politike, që presin zgjidhje, zbulim. Nën maskën e "komandantëve", duke keqpërdorur uniformën e UÇK-së, të etur pë para e pushtet, përgjakën Kosovën, duke ia ngrirë popullit buzëqeshjen e lirisë. 

Janë shumë qindra familje, të viktimave politike, dhe shumë mijëra të tjera, që ndërlidhen me këto familje të martirizuara, të cilat kërkojnë hetimin dhe zbulimin e krimeve makabre. Njerëz, tërësisht të pafajshëm, të cilët kundërshtuan haraçin e përgjakur, grabitjen e pronave shtetërore, nënshtrimin, shantazhin, kërcënimin, dhunën, deri në vrasje, u goditën nga bandat e disa "komandantëve", gjatë dhe pas luftës!

Është mbushur kupa e krimeve. Mosveprimi i drejtësisë, ka trimëruar kriminelët. Krimi i pandëshkuar, përsëritet. Shteti duhet të veprojë me forcën e ligjit!

Në këtë përvjetor të trishtë, të djemëve tanë, apelojmë për drejtësi! Krimit nuk i skadon afati. Por, drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar.

Me dashuri e dhimbje të skajshme, për Ju, Kosovë dhe Beni, ju kujton Familja Zeqiraj!               

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat