Flamur Mustafa

Perkujtime

E shtunë, 21 maj 2022

Flamur Mustafa

Më: 21 janar 2022 Në ora: 00:01
Flamur Mustafa

Kaluan 3 vite që Shpirti yt në parajsë strehim ka gjetur, më i Dashuri ynë Bashkëshort, Babi

Sot u bënë 3 vite nga ikja jote, ikje që theu zemrat tona përjetësisht. Sado vite të kalojnë, ti je gjithmonë pjesë e jetës tonë, je vuajtja jonë, dhimbja, plaga e pashëruar e zemrave tona. Malli nuk shuhet asnjëherë, mungesa jote na vret në çdo moment.

Nuk mund të besojmë që kaluan tre vite dhe ne ende po përballojmë jetën pa ty i dashur… Ah sa e rëndë vetëm të mendosh që ti më nuk do kthehesh kurrë, të na duash e të na ledhatosh si dikur. Sa do të donim në këtë ditë së paku të mund të vinim tek varri, e të të tregojmë që po digjemi nga malli, sa do të donim sot pranë varrit tënd të vinim, e kurora lulesh të sillnim, e të lutemi për ty, e të tregojmë që jeta çdo dit po bëhet më e vështirë pa ty…

Me dhimbje në zemër dhe lot në sy i mbajmë Kujtimet më të bukura për ty. Me shumë dashuri që kemi për ty, me lotët që nuk shterojnë dot, me mall që nuk largohet asnjëherë, mungesë që nuk plotësohet kurrë, dhimbje në zemër që nuk shërohet më, zjarr në shpirt që nuk shuhet kurrë, të kujtojmë dhe në asnjë moment nuk do të harrojmë. Të duam në çdo frymëmarrje që kemi… Me respekt dhe dashuri bashkëshortja Fatmira dhe fëmijët Fabiola, Florandi dhe Floresa.

Përjetësisht me ne i Dashur Flamur

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat