Iljaz Hajdari - Fisnik Hajdari Niki

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Iljaz Hajdari - Fisnik Hajdari Niki

Më: 21 janar 2022 Në ora: 00:00
Iljaz Hajdari - Fisnik Hajdari Niki

Fjalët nuk mund të shprehin, lotët nuk mund të qajnë pikëllimin tonë. Është shumë e vështirë të gjejmë fjalë e të përshkruajmë mallin që kemi për ju. Edhe përkundër asaj se kaluan shumë vite nga ikja e juaj nga kjo botë, as edhe për një çast nuk është tretur kujtimi për ju.

Mungesa juaj ndjehet në çdo moment të jetës sonë, na mungoni në çdo frymëmarrje. Aq sa është e madhe dhimbja që nuk ju kemi fizikisht në mesin tonë, po aq është e madhe dashuria dhe krenaria për ju.

Ngrohtësia e shpirtit tuaj mbetet me ne. Dashurinë për ju do ta mbajmë në zemër deri në takimin tonë, që është i padyshimtë se do të ndodhë.

Me mall të pashuar ju përkujtojnë: bashkëshortja Fatime, vajza Albiona me bashkëshortin Ali, mbesën Liyana Amara, nipi Louie Ari, djali Armend me bashkëshorten Valentina, nipat Niki dhe Noel, djali Ardit me bashkëshorten Arta dhe mbesa Alea si dhe familja Hajdari nga Gjilani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat