Prof. Gani (Sali) Jaha

Perkujtime

E mërkurë, 29 qershor 2022

Prof. Gani (Sali) Jaha

Më: 16 mars 2022 Në ora: 00:00
Prof. Gani (Sali) Jaha

Sa vështirë e kemi të shkruajmë përkujtimin për ty Babë...

Sot u bë 1 vit nga vdekja e Prof. Gani (Sali) Jaha dhe familja e tij dëshiron ta përkujtojë punën dhe kontributin e tij të çmuar dhënë familjes së tij, arsimit, edukimit e dijes.

Sot u bë 1 vit nga ikja jote e shpejtë Babë...ike dhe shkove dhe në zemrat tona na le një plagë të madhe.

Vdekja papritur të mori dhe të la çdo gjë përgjysmë dhe ne mbetëm të jetojmë në trishtim me plagë në zemër që nuk mbulohet....Dhimbje që nuk shërohet...Dashuri që nuk zëvendësohet...Mall që nuk largohet...Mërzi që nuk largohet....

Sado e dhimbshme dhe e vështirë të jetë vdekja, në këtë përvjetorë nuk duam ta kujtojmë dhimbjen, por buzëqeshjen tënde plot jetë! Kujtimi për ty është një thesar andaj të kemi në mendje dhe zemër çdo çast...Njerëzit vdesin vërtetë atëherë kur harrohen. .....Ndërsa ti Babë gjithmonë do të mbetesh i gjallë me buzëqeshjen tënde, zemërgjerësinë, urtësinë, dinjitetin e mbi të gjitha dashurinë....Vlera të cilat na mësove, e të cilat do t’i ndjekim dhe mbartim tek nipat e mbesat tua...Puna, aftësia dhe nderi bën që çdo herë të mbetesh si shembull se si të punohet...

...Ne familja jote, kolegët, nxënësit e tu do te ecim me kokën lart plot krenari dhe mburrje, me veprat dhe diturinë që le pas....

Aq sa është e madhe dhimbja që nuk te kemi fizikisht, po aq e madhe është dashuria e krenaria për ty!

Dritë pastë shpirti yt i bardhë. Pusho i qetë në parajsë...

Do te kujtojnë përherë me mall: nëna Fana, bashkëshortja Nusha, djemtë: Bedria, Blerimi me bashkëshorten Kujtesën dhe vajzat: Lorisa dhe Sumeja; Bahria me bashkëshorten Alpinën dhe vajzën Alesjën, vajza Blerina me bashkëshortin Gazmendin dhe fëmijët: Amelia dhe Noari.

Vëllezërit: Jaha, Shiqeria, Zenuni, Hidaja; Motrat: Ruka, Shyhreti, Sheribani të gjithë me familje si dhe nipat e mbesat kudo që janë si dhe mbarë familja JAHA nga Shishmani, Gjakova, Gjermania dhe Zvicra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat