Marjan Brahimi

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Marjan Brahimi

Më: 23 prill 2022 Në ora: 09:14
Marjan Brahimi

Sot u bënë 21 vite nga vdekja e mësuesit të shkollës Zefë Serembi, Marjan Brahimit.

23 Prilli shënon një ditë të errët për familjen tonë.

Vitet po kalojnë, por dhimbja e malli po shtohen edhe më shumë.

Në përkujtimin për mësuesin tonë të dashur, kujtojmë punën dhe kontributin e tij të çmuar dhënë familjes së tij, arsimit, edukimit e dijes.

Sado e dhimbshme dhe e vështirë të jetë vdekja, në këtë përvjetorë duam ta kujtojmë buzëqeshjen tënde plot jetë!

Kujtimi për ty është një thesar andaj të kemi në mendje dhe zemër çdo çast...

Njerëzit vdesin vërtetë atëherë kur harrohen.

Ndërsa ti Marjan gjithmonë do të mbetesh i gjallë me buzëqeshjen tënde, zemërgjerësinë, urtësinë, dinjitetin e mbi të gjitha dashurinë...

Vlera të cilat na mësove, e të cilat do t’i ndjekim dhe mbartim tek nipat e mbesat...

Puna, aftësia dhe nderi bën që çdo herë të mbetesh si shembull se si të punohet...

E përkujton Kristë Brahimi

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat