Rexhep (Rrustem) Sallahu

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Rexhep (Rrustem) Sallahu

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 00:02
Rexhep (Rrustem) Sallahu

Krejt dashninë e botës tash me pas nuk më duhet, veç dashnia jote më mjafton, Babë.

Po ti nuk je më, krejt i kisha dhanë veç edhe njëherë të të shoh, por ti nuk je më.

Babë kaluan shumë kohë që kur ti ke ndërru jetë, nuk po mundem me pas durim e kam ende dhimbjen e freskët, po më djegë zemra e lotët nuk po mundem me i ndalë.

Jam dëshpëru e jam dorëzu shpejt… jeta pa ty babë nuk qenka e njejtë.

Nuk e kam prit se vjen dita mos me mujt me i ndal lotët.

Na le një zbrazti shumë të keqe…

Kur kthehemi prej pune në shtëpi, ti nuk je, ti që na rrite me plotë sakrificë e na mbajte me shumë shpresë për të arritur këtu ku jemi.

Babë tash për martesë sa keq po ndihna, po ti më nuk vjen…

Shpesh po më kujtohesh e gjumi spom zënë sa keq jom bë, u djeg zemra jem ti më nuk je këtu, por ke me mbetë në zemrën time.

Edhe një lule po ta sjellë pranë varrit, se krejt lulet që t’i kam sjellë ishin tharë, i kishë mbulu bora e janarit e nuk munda as emrin me ta pa, e duart mu ngrinen nga acari.

Ja kom nis vendin pak me pastru e më pikuan dy pika lotë nga malli se u bë një kohë që jetë ke ndërru.

E ke edhe një tjetër djalë, babë për ty shumë po mërzitet edhe motra t’ka dërgu fjalë, babë nuk të kem harru edhe djali yt i madh babë për ty po mërzitet.

Me mall e lot në sy dhe zemër të thyer të përkujtojnë: Djali i vetëm Ruhani me bashkëshorten Xhevrinë, me fëmijët, vajzat: Lumturije, Hidajete, Hyrije, djemtë: Gëzimi i vogël si dhe Zijadini, motrat: Xhevrija, Mihrija, Bahtija, Halidja, Ruzhdia, Selvija. E përkujtojnë familja Sallahu nga Kirchbergi, Berlini si dhe nga Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat