Nevruz Nurës

Perkujtime

E shtunë, 26 prill 2025

Nevruz Nurës

Më: 21 mars 2025 Në ora: 00:01
Nevruz Nura

…n'krahë t'Zefirit vjen prendvera,

stinë, mbi t'gjitha stinët tjera.

Shtron blerimin n'fushë e mal,

e kujtimet kush s'i ndalë!

S'din Prendvera me pru tjetër,

veç Përtrimje – këtë zanat t'vjetër,

qysh kur Filli ka fillu,

Ajo kurr s'e ka tradhtu.

Kur Ti shkele n'kët' Shteg,

e dersa n'Yll vend ke gjet',

Emnin edhe ma, e ke naltu,

shtigjeve udhë tue rrug'tu.

Zânat Tona n'ndihmë T'kan'dalë,

nëpër Terr edhe pa Hanë,

Faqebardh' ke dalë përherë,

tash faqeve loti rrjedh'!

Por zemra paqen gjen,

Yllin n'Qiell kur e shikon,

ajo Rreze që ndritë Dhen',

â Shpirti Yt që dritnon.

                                familja Nura

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat