Kreshnik (Brahim) Rama

Përkujtime

E shtunë, 13 qershor 2026

Kreshnik (Brahim) Rama

Më: 22 prill 2025 Në ora: 10:58
Kreshnik (Brahim) Rama

1.

Nik, vitet kalojnë dhe sot u mbushen plot 18-vite pa ty, kujtimi për ty është akoma shumë i freskët.

22 Prilli, një dite shumë e ngrohtë,

por për neve do jetë dita me e ftohtë.

Se ti ike mor biri ynë, more rrugën për parajsë,

Me shpirtin tënd të pastër, ndër yje kalove.

Yll mes yjesh, je kthyer në shenjtore,

Ti je shumë larg nesh Nik, zemrën tone ti e copëtove!

Nik, malli për ty neve jetën na ka ngrirë.

Nuk ka fjalë as lot që mjaftojnë të shprehim mallin e pikëllimin për ty!

Nik, ishe nuk ishte vetëm biri ynë, por ishte edhe shoku i zemrës tonë.

Na mungon dashuria jote burrërore.

Fjalët e tua të urta, maturia jote, sjellja e mendja jote e mirëfilltë ndaj secilit person mbesin udhërrëfim për gjithë ne.

Çastet më të bukura janë kudo me neve, ato sjellin shpresën për bashkimin tonë në amshim.

Babai Brahim M. Rama, edhe e ëma Nushe Rama.

-------------------------

2.

E diela e 22 Prillit të vitit 2007, ishte një dite e erret për neve, edhe pse atë ditë ishte ditë me diell.

Prilli është muaj që nis behari, dhe çdo gjë fillon të çelet. Por ti more rrugën e amshimit, ike duke na len neve pa qiell. Neve na le zemërndrydhur duke pritur që një ditë do të kthehesh mes neve.

Ne akoma nuk jemi bindur se ti nuk do të kthehesh në mesin tonë, sepse mungesa jote po na mundon, sepse ti ishte shpresa e vetme në familje.

Ti ishe dhe mbetesh njeriu më i çmuar i familjes.

Niki i motrës, ne do të të DUAM, përjetësisht!

Të kujtojmë me mall të pashuar: Motra Arjeta me Bashkëshortin Avni Kastrati, fëmijët: Alisa, Adnani dhe Aurela

3.

Akoma nuk mundem ta imagjinojmë se si kaluan 18 vite pa ty, Niki ynë i dashur, Vitet kalojnë, por viteve vetëm sa na ka rënduar dhimbjen e mallin për ty. Ne kemi aq shumë kujtime te bukura me ty dhe ne shfleton çdo ditë në mendje.

Ne kurrë s’mund t’i harrojmë ata sy të te bukur e plot dashuri. Ti që ishe i afërt dhe i dashur për të gjithë. Zemra jote ishte një flori që paske pasur fatin e ligë, t'i mbylle sytë në ditët më të mira të rinisë tende. Neve akoma se kuptojmë si mund te privoi nga jeta një djalë shembullor si ty.

Ne jetojmë me shpresë që shpirti yt i bardhë të jetë duke pushuar në lulet më të bukura të parajsës.

Të kujtojnë me mall: Motra Arbureta me Bashkëshortin Bajram Demaj, fëmijët: Ermira, Alma, Etjola dhe Doriani

-------------------------------

4.

Krshnik’u ynë i dashur, kaluan plot 18 vite, që për neve janë si 18 Shekuj, pa prezencën tende, pa fjaltë të bukura dhe të sinqerta që t’i kishte për të gjithë.

Jetojmë me kujtimet e shumta që ti na le, ike në kohëm më të mirë të rinisë.

Ndarja nga ti, kurrë nuk do ta shuan mallin dhe dashurinë që e kemi për ty.

Vdekja e jote në lule të rinisë, mbeti akoma plagë në zemrat tona.

Ti gjithmonë do të jesh në mesin ton.

Me mall: Motra Argita me Bashkëshortin Sami Boletini, Fëmijët: Erindi dhe Erisi.

------------------------

5.

Të shkruaj për ty e kam shumë vështirë, ashtu siç është e vështirë të pranojë që ti nuk je më në mesin tonë.

Ike, shkove aq shpejt, sa as lamtumirën e fundit nuk na e the, ah sa e kërkoj që vetëm edhe njëherë të kthejë kohen prapë, vetëm që të them lamtumire Nik. Ti ishte një djal Bujar dhe shumë fisnik, ishte udhërrëfyesi ynë.

Ne duam të jetojmë, por dhimbja është shumë e thellë në shpirtin tonë. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, kujtimi dhe malli për ty jenë dhe do të mbesin pjesë e jetës sonë.

Të përkujtojnë me shumë mall: Motra Arnita me bashkëshortin Gazmend Kadrija, Mbesa Adea, Nipat Ledioni, Nolani dhe Dilani.

----------------------

6.

Sa herë që ia nis të shkruajë për ty, dua që të shkruaj një libër për ty, Vëlla i dashur, aq shumë kam për të thënë, por për një çast kujtimet për ty ngjallen dhe nuk treten më.

Mungesa jote është e trishtim në çdo moment të jetës sonë, si në pune, festa si në familjet tona- thjesht në çdo hap të jetës tonë ti je aty dhe emri yt është aty, Nik. Ti ishe njeriu më i çmuar që kisha në jetë time. Dashuria për ty nuk do ta mbarojë kurrë, ajo do jetë me neve deri në takimin tonë që është e padyshimtë se do të ndodhë.

Në pikëllim: Motra Afërdita me Bashkëshortin Afrim Ibraimi dhe Nipi po sa i lindur Rajani, si dhe mbesën Emmy

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat