Si ta përshkruajmë kujtimin për ty, o Nënë e dashur…
Na dhe gjithçka në jetë – dashurinë, përkushtimin dhe përkrahjen tënde të palodhur.
Largimi yt mori me vete një pjesë të shpirtit tonë, ndërsa pjesa tjetër vuan edhe më tej për mendjen tënde të çiltër.
Na le pas me zemra të thyera dhe me një boshllëk që s’arrin ta përmbushë dot njeri.
Na mungon çdo ditë buzëqeshja jote e ëmbël dhe dashuria jote e pazëvendësueshme.
Dhimbja mbetet e madhe, por edhe krenaria që të patëm, nënë e rrallë, me zemër të madhe dhe shpirt fisnik.
Do të jetojmë përherë me kujtimin tënd!
Me mall dhe pikëllim të thellë,
Ardiani dhe Edmondi