Bardhyl vëllai im i dashur u bënë 20 vite prej herës së fundit që ta kam dëgjuar zërin dhe parë fytyrën tënde.
Mendimet më fluturojnë tek hera e fundit që kemi qëndruar bashkë. Kujtimet e bukura që i ruaj në zemrën time.
Kemi shumë për të kujtuar. Zemra e ka vështirë ta pranojë realitetin kur bëhet fjalë për humbjen tënde, Bardhyl vëllai i motrës!
Ike në moshën më të re, por vepra jote mbeti përherë e gjallë mes nesh.
Madhështia, mirësia dhe vlera e figurës tënde shkon përtej mbinjerëzores.
Në secilën pjesë të shpirtit kam mall për ty. Të dua përgjithmonë.
Me shumë mall dhe dhimbje të kujton motra jote Luljeta, dhëndri Zijadini, nipat Valdrini dhe Blendi si dhe rejat Erza e Alina.