20 vjet heshtje, 20 vjet trishtimi,
20 vjet padrejtësi në shtetin e “ngufatur” nga krimi.
20 vjet dhimbje bashkë me krenari
20 vjet nuk reshtëm së kërkuari drejtësi
Bardhyli ynë, sinonim i fjalës së lirë
Të privuan nga jeta, vetëm pse lapsi yt ishte bërë “halë” për njerëzit e pështirë!
Ata të vranë në moshë shumë të re,
Por, shembullin më të mirë ti e le ndër ne.
Ishe sypatrembur përball hienave të kohës,
Emri yt, Bardhyl, i mungon gazetarisë e i mungon Kosovës.
Faleminderit që u bëre udhërrëfyes për ne
Na mësove si luftohet për të drejtën dhe si duhet i shtrenjti atdhe. / M.L.
Të përkujton me mall e krenari, stafi i gazetës kombëtare “Bota sot”.