Sa herë vije Qershori, zemrat tona drithërohen, shpirtrat tanë pikëllohen e sytë tanë lotojnë.
Na shfaqesh ti
Bardhyl, shtatlartë, i buzëqeshur, guximtar e krenar.
Sot e 20 vite më parë kujtojmë
3 Qershorin, ditën me të kobshme të jetës tonë.
Mallkuam e do të vazhdojmë të mallkojmë dorën vrastare që shtiu në ty BARDHYL.
Ta shuan jetën ne hovin e rinisë, atëherë kur më së shumti Kosovës sonë i duhej e vërteta që ua çirrte maskat kriminelëve ,tradhtarëve që flisnin shqip.
Lusim çdo dite Zotin që të gjendet vrasësi yt Bardhyl e të fashiten sadopak zemrat tona të trishtuara.
Çdo dite e re për ne është e zymtë, e ftohtë acar.
Me mallin që djeg, me lotët që nuk ndalen kurrë:
Vëllai Fitimi, motra Luljeta, nipat Rinori, Nebiu e Rrezoni dhe kunata Sadetja