Data 28 Qershor e vitit 2014 është dita me e errët dhe më e kobshme për familjen tonë. Në këtë datë, humbëm personin më të dashur për ne. As pas 11 vitesh, akoma nuk jemi pajtuar me humbjen e tij, aq të papritur.
Secila pranverë që vjen na e rëndon akoma me shumë dhimbjen e mallin për djalin, vellain e babanë tonë të dashur.
Kujtimet e bukura me ty i ruajmë në zemrat tona si gjëja me e çmuar që kemi.
Kemi shumë për të kujtuar nga ai, plotë jete, me shumë humor e dashuri për jetën, e sidomos për njerëzit.
Mungesa e tij na i ka tharë zemrat, e harmonia që buronte prej zemrës se tij na ka mbetur peng. Nga dita kur i mbylli sytë përgjithmonë, zemrat tona u ndanë në dysh.
Sado mirësi që na jep jeta, me nuk mund ta gëzojmë sikur kur ishim të gjithë bashkë, sepse mungesa e tij është plaga e cila nuk shërohet me asgjë në botë.
Lutemi çdo dite që shpirti i tij të pushojë në paqen e përjetshme!
E përkujtojnë me shumë mall e krenari-
Prindërit: Bajrami dhe Nusha, bashkëshortja: Sinaveri, vajzat: Altrina, Erionesa dhe Blerentina; vëllezërit: Rama, Rifati, Nexhati, Mirsadi dhe Idrizi, si dhe motra Zyhra nga Carrabregu i Deçanit dhe nga Gjermania.