Çdo vit që kalon e shton ndjenjën e mungesës tuaj në mesin tonë.
Është e vështirë të gjenden fjalët për ta përshkruar madhështinë tuaj.
Emri juaj ishte dhe do të mbetet një nga sinonimet më të forta për kulturën dhe letërsinë shqiptare.
Ishit dhe do të mbeteni krenaria më e madhe e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Do kalojnë vite, dekada e shekuj, por kujtimi për juve nuk do të zbehet kurrë.
Të përkujton me respekt dhe nderime të larta, stafi i gazetës kombëtare “Bota sot”.